Sport
Zyrtare: Arlind Ajeti transferohet tek skuadra e njohur italiane
Demokracia
21:23 | 16 Nëntor 2021

Share:

Skuadra italiane, Padova ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin shqiptar, Arlind Ajeti.

“Calcio Padova njofton se sot është zyrtarizuar një marrëveshje me mbrojtësin shqiptar, me nënshtetësi zvicerane, Arlind Ajeti”, thuhet në komunikatën e klubit.

Ajeti ka nënshkruar një marrëveshje një vjeçare me klubin italian.

28-vjeçari më parë në Itali ka luajtur edhe te Reggina, Torino, Crotone e Friosinone.

Ajeti hapat e parë si futbollist i kishte nisur te gjiganti zviceran, Basel. /Demokracia.com

Të ngjashme