Sport
Zyrtare: Vjen një largim i rëndësishëm nga Barcelona
Demokracia
18:44 | 16 Nëntor 2021

Share:

Sekretari teknik i Barcelonës, Ramon Planes është larguar nga klubi.

FC Barcelona përmes një komunikate të lëshuar ka bërë të ditur se me kërkesë të Planes kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës, shkruan Demokracia.com.

Planes kishte kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2022, por vendosi që atë ta shkëput tani.

“Barcelona dhe Ramón Planes kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën që lidhte të dyja palët deri më 30 qershor 2022, me kërkesë të njeriut që deri më tani kishte qenë sekretar teknik i klubit”.


“Klubi dëshiron të shprehë publikisht mirënjohjen e tij për Ramón Planes për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë këtyre dy viteve të fundit, dhe i uron atij fat dhe çdo sukses në të ardhmen”, shkroi klubi në komunikatë.

Gjiganti “katalunas” i futbollit është duke bërë ndryshime të shumta në stafin teknik. /Demokracia.com

Të ngjashme