Sonte në orët e vona të natës saktësisht në 00:30 do të zhvillohet njëra nga përballjet më të zjarrta në futbollin e Amerikës së Jugut ku ndeshën Argjentina e Brazili.
Argjentina duhet të marrë një fitore për ta siguruar kualifikimin, derisa Brazili luan vetëm për prestigj dhe për ta ruajtur rivalitetin me Argjentinën, pasi tashmë e ka siguruar kualifikimin.
Kushdo që mendon se ndeshja kualifikuese e së mërkurës nuk do të jetë vendimtare, atëherë ka bërë një gabim shumë të rëndë. Kjo ndeshje ndihet si krenari dhe Brazili përkundër kualifikimit në Botëror, do ta kërkojë fitoren ndaj Argjentinës në superklasiken e rajonit.
Kampionia e Kupës së Amerikës, Argjentina, është e vendosur ta mposhtë Brazilin dhe t’i tregojë Lionel Messit se ai ka një mundësi të mirë vitin e ardhshëm për të fituar trofeun e vetëm që mungon në karrierën e tij. /Demokracia.com