Kanë kaluar tashmë 25 minuta lojë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, aty ku po ballafaqohen Shqipëria dhe Andorra.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” dhe rezultati mbetet i pandryshuar, pra 0-0.
Kuqezinjtë janë duke e dominuar ndeshjen, por pa krijuar raste të pastra shënimi.