Sport
Zyrtare: Rashica me shokë bëhen me trajner të ri te Norwich City
Demokracia
10:45 | 15 Nëntor 2021

Share:

Norwich City ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Dean Smithin si trajner të ri të skuadrës.

Smith ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin e Norëich Cityt, shkruan Demokracia.com.

“Norwich City është i lumtur të konfirmojë emërimin e Dean Smith si trajner të ri të klubit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e klubit.


Smith së fundmi ishte trajner i Aston Villës nga e cila u shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

50-vjeçari te skuadra e re e gjen sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën.

Më parë gjatë karrierën, Dean Smith ishte “timonier” edhe i akademisë Walsall dhe skuadrës së Brentford. /Demokracia.com

Të ngjashme