Sport
“Katar 2022”: Shqipëria sonte mbyll ciklin kualifikues, luan për “statistika” me Andorrën
Demokracia
10:29 | 15 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja shqiptare e futbollit sonte do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës që do mbahet në Katar vitin e ardhshëm.

“Kuqezinjtë” që humben shanset për t’u kualifikuar në mesin e kombëtareve më të mira të botës luajnë sonte kundër Andorrës në kuadër të Grupit I, shkruan Demokracia.com.

Edhe në rast të fitores, të besuarit e Edi Rejës nuk do mund ta arrinin Poloninë për ta siguruar të paktën “Play-Off”-in, për faktin se dallimi mes Polonisë dhe Shqipërisë janë pesë pikë në tabelë.

Shqipëria dhe Andorra përballen sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria ka 15 pikë në pozitën e tretë, kurse Andorra është e parafundit me vetëm gjashtë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme