Serbia është kualifikuar direkt në Kampionatin Botëror “Katar2022”, duke e fituar grupin pasi mposhti Portugalinë me rezultat 1:2. Kjo fitore e vendosi në pozitën e parë dhe preu biletën për Katar.
Megjithatë, në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy shteteve ndodhi një skandal i madh. Një gol i pastër i Portugalisë nuk u pranua nga gjyqtarët, anipse pamjet tregojnë se topi ka kaluar vijën e portës.
Në këtë rast VAR nuk reagoi dhe në një farë mënyrë Serbia u ndihmua nga FIFA për të marrë një biletë në Katar.
Kapiteni i portugezëve, Cristiano Ronaldo kishte lëshuar fushën pas këtij skandali të madh të gjyqtarëve.
What drama at the end of Portugal vs Serbia. Ronaldo scores but no goal line technology. pic.twitter.com/wa6ZgFp2qd
— ? MyBlueEmpire ? (@MyBlueEmpirex) March 27, 2021
Teksa, ndeshjen e luajtur sonte nuk pati VAR.
Ndeshja në fjalë përfundoi baras 2:2 dhe ajo pikë duket se ka luajtur rol kyç për kualifikimin e Serbisë.
Në grupin A, Serbia është si lider me 20 pikë dhe kalon tutje, derisa Portugalia do garojë në play-off me 17 pikë të mbledhura./insporti