Para pak çastesh ka nisur ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Kjo përballje është duke u zhvilluar në stadiumin olimpik në kryeqytetin grek, në Athinë, raporton Demokracia.com.
Para ndeshjes, si zakonisht janë intonuar dy himnet e shteteve përkatëse.
Himni i parë që u intonua ishte i Republikës së Kosovës që sigurisht u respektua në shtetin e Greqisë që nuk e njeh Kosovën shtet.
Demokracia.com nga stadiumi jus jell pamjet kur intonohet himni i Kosovës.
Ndryshe, kjo është ndeshja e fundit e Kosovës për vitin 2021.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com