Tifozët e Kombëtares së Kosovës të njohur si “Dardanët” kanë hyrë në stadium për ndeshjen kundër Greqisë.
Ndonëse në numër të vogël, “Dardanët” do të jenë përkrahje më e fuqishme e lojtarëve të Kosovës në këtë duel, raporton Demokracia.com.
Ndeshja e sontme e Grupit B do të zhvillohet në stadiumin olimpik në Athinë me fillim nga ora 20:45.
“Dardanët” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim kundër Greqisë.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com