Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Ndeshja e sontme e Grupit B do të zhvillohet në stadiumin olimpik në Athinë me fillim nga ora 20:45.
Në këtë përballje e cila luhet më shumë për “statistika” interesimi është shumë i zbehtë nga tifozët që pritet të jenë në numër të vogël në tribuna.
Krahas tifozëve, e njëjta situatë nuk është edhe te mediat.
Demokracia.com raporton nga vendi i ngjarjes se ka interesim të madh të mediave në stadium.
Gazeta ju sjellë pamje të drejtpërdrejta nga stadiumi në Athinë.
“Dardanët” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim kundër Greqisë.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com