Kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.
Ndeshja e sontme e Grupit B do të zhvillohet në stadiumin “Toumba” në Athinë me fillim nga ora 20:45.
Futbollistët e dy kombëtareve kanë zbritur tashmë në fushën e betejës për të kryer ngrohjet e fundit, raporton Demokracia.com nga vendi i ngjarjes.
“Dardanët” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim kundër Greqisë.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com