Sport
Ballkani vazhdon me fitore në miqësore, triumfon ndaj Istogut
Demokracia
16:02 | 14 Nëntor 2021

Share:

Ballkani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore në kuadër të pushimit ndërkombëtar.

“Portokallezinjtë” fituan 1-3 në udhëtim te skuadra e Istogut që bën gara një rang më poshtë, shkruan Demokracia.com.

Dygolat e Berishës dhe një i Emërllahut vulosën fitoren e skuadrës së Bekim Isufit në stadiumin “Demush Mavraj”.

Gjatë këtij pushimi ndërkombëtar, Ballkani zhvilloi një miqësore me 10 nëntor ndaj Fushë Kosovës në Suharekë, në të cilën triumfoi me rezultat 3-2.

Ndryshe, Ballkani është lider i Superligës pas 13 xhirove të para, duke mbledhur 24 pikë, me gjashtë fitore, gjashtë barazime e një humbje. /Demokracia.com

Të ngjashme