Sport
Ndeshja Greqi – Kosovë do të transmetohet në këto kanale televizive
Demokracia
15:48 | 14 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës sonte e përmbyll ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit në udhëtim kundër Greqisë, shkruan Demokracia.com.

Kjo përballje do të transmetohet në dy kanale televizive kosovare.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe SuperSport Kosova do të jenë dy kanalet televizive ku transmetohet ndeshja.

Ndeshja e sontme do të zhvillohet në stadiumin “Toumba” me fillim nga ora 20:45.

Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com

Të ngjashme