Aventura e Kombëtares së Kosovës në Kampionatin Botëror “Katar 2022” përfundon sot me ndeshjen e fundit të grupit B kundër Greqisë.
Ndeshja e sontme do të zhvillohet në stadiumin “Toumba” në Athinë, me Greqinë si nikoqire të “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.
Kombëtarja greke favorizohet bindshëm nga kompania e madhe e basteve sportive “Bet365.com”.
Sipas kompanisë së basteve, fitorja e Kosovës llogaritet me kuotën 5.5, ndërsa për triumfin e grekëve kuota është 1.66.
Barazimi ndërmjet dy ekipeve ka kuotën 3.6.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B. /Demokracia.com