Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj është bërë serish protagonist në Mal të Zi dhe në Serbi.
Gjeloshaji uroi Kosovën për shpalljen e Pavarësisë teksa theksoi se po feston “Republika e Dytë Shqiptare”.
“Kosova, Republika e dytë shqiptare, sot feston trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë. Kjo është festë e madhe, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhemi!”
Kosova, Republika e dytë shqiptare, sot feston trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë.
Kjo është festë e madhe, jo vetëm për…Posted by Nik Gjeloshaj on E martë, 16 Shkurt 2021
Në mbrëmje, pasi mungoi urimi i qeverise malazeze ndaj Kosovës, Nik Gjeloshaj u bë protagonist teksa në godinën e Komunës se Tuzit u shfaqen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në një postim në faqen e tij zyrtare Gjeloshaj thumboi kryeministrin malazez dhe qeverinë ku shkruan: “Përshëndetje nga Komuna e Tuzit për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kryeministrin Zdravko Krivokapić!!”
Përshendetje nga Komuna e Tuzit për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kryeministrin Zdravko Krivokapić!!
Pozdrav iz opstine Tuzi za Vladu Crne Gore i premijera Zdravko Krivokapic!!
Posted by Nik Gjeloshaj on E mërkurë, 17 Shkurt 2021
Pas këtij statusi, mediat serbe dhe ato malazeze shpërthyen në akuza duke e quajtur një provokim të turpshëm dhe skandaloz të kryetari të Tuzit.