Sport
Kombëtarja e Kosovës arrinë në Athinë, akomodohet në hotel një ditë para ndeshjes me Greqinë
Demokracia
16:07 | 13 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Greqi për të zhvilluar ndeshjen e fundit elimintare në kuadër të Kupës së Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

“Dardanët” tashmë janë akomoduar në një hotel Athinë, para ndeshjes së nesërme, shkruan FrontOnline.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën e kësaj jave, e që ëndrra për të kaluar tutje tashmë fatkeqësisht është shuar.

Kosova është në Grupin B me katër pikë, derisa Spanja është lider me 16, Suedia me 15, Greqia me nëntë, Gjeorgjia me shtatë sosh.

Të ngjashme