Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur drejt Greqisë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga nisja e tyre, nga aerporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Kosova do të përballet nesër (e diel) me Greqinë, në kuadër të kualifikime për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Për të dy përfaqësueset do të jeta ndeshja e tetë dhe e fundit në Grupin B.
Grekët janë në pozitën e tretë me nëntë pikë, kurse “Dardanët” në pozitën e pestë ose të fundit, me katër pikë. /Demokracia.com