Auto&Tech
Shitet për 400 mijë dollarë kompjuteri i parë i Apple
Demokracia
11:53 | 12 Nëntor 2021

Share:

Një nga modelet e kompjuterit të parë, i krijuar nga themeluesit e Apple, u shit në ankand në SHBA, për 400 mijë dollarë .

Kompjuteri Apple-1 u krijua në 1976 nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe disa njerëz të tjerë, një nga modelet e krijuara me dorë është ofruar nga shtëpia e ankandeve “John Moran Auctioneers”, përcjellë Demokracia.

Kompjuteri u ofrua me një çmim fillestar prej 200 mijë dollarësh dhe pritej të arrinte dy deri në trefishin e çmimit. Oferta përfundimtare ishte 400 mijë dollarë.

Ky nuk është çmimi rekord me të cilin është shitur një model Apple-1, sepse në vitin 2014, kompjuteri në ankand arriti çmimin prej 905 mijë dollarë./Demokracia.com/

Të ngjashme