Sport
Gjeorgjia mposhtë Suedinë, shuhen gjasat e Kosovës për pozitën e katërt
Demokracia
19:58 | 11 Nëntor 2021

Share:

Gjeorgjia pas fitores që shënoi në Prishtinë ndaj Kosovës dy muaj më parë, tani  ka marrë një tjetër fitore të madhe këtë herë ndaj Suedisë.

Gjeorgjia ka fituar me rezultat 2:0 për t’i shuar gjitha gjasat e Kosovës që eliminatoret së paku mos t’i mbyllë në pozitën e fundit.

Suedia me këtë humbje tashmë shpresat e vetme për kualifikim në botëror i ka përmes “Play Offit” pasi për vendin e parë vetëm mrekullia mund të bëj që të mbetet.

Në takimet tjera të sotme Maqedonia e veriut e ka shkatërruar Armeninë duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0 me protagonistë futbollistin shqiptar, Enis Bardhi që shënoi tre gola. /Demokracia.com

Të ngjashme