Sport
Munishi ironizon pas humbjes së Kosovës: Shumë interesant “Big Brother”, po na japin emocione
Demokracia
09:14 | 11 Nëntor 2021

Share:

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka ironizuar me humbjen e Kombëtares së Kosovës në miqësoren kundër Jordanisë.

“Dardanët” u mposhtën 0-2 nga Jordania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Munishi përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar se emisioni “Big Brother” është shumë interesant, pasi po dhurojnë emocione.

Dhe, duket se kjo është mënyra që Munishi zgjodhi për të ironizuar me humbjen e “Dardanëve”.

Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):

“Shumë interesant Bigg Brother.

Pavarsisht situatave të ndryshme , po na japin emicione të pa para”. /Demokracia.com

Të ngjashme