Lajme
Policia arreston një person dhe sekuestron dy armë zjarri në Prishtinë
Demokracia
19:56 | 17 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas njoftimit policia ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në grabitjen e armatosur në një institucion mikrofinanciar dhe ka grabitur një shumë parash, shkruan Demokracia.com.

“Hetuesit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e një personi i cili dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 08.02.2021 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, me ç’rast nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar janë grabitur një shumë parash”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje të armatosura, sekuestrohen dy armë zjarri

Prishtinë, 17 shkurt 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative me qëllim godijen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

Hetuesit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e një personi i cili dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 08.02.2021 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar janë grabitur një shumë parash.

Arrestimi u krye në lagjen Emshir, në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan personin:

D.T, mashkull, 33vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetë (në trup) dhe sekuestruar një revole.

Ndërkohë policia ka kryer një operacion bastisjeje dhe ka ushtruar kontrollë të detajuar në një banesë ku jetonte i dyshuari ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj :

•Një revole (tjetër) si dhe,

•Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë në hetim.

Ndaj personit të dyshuar për të cilin është ngritur dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë edhe në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit./Demokracia.com/

Të ngjashme