Ish-kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel ka uruar Kosovën me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë.
Ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel e ka uruar Kosovën dhe popullin e saj me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë në mënyrë të veçantë.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Engel ka shkruar se ardhmja e Kosovës do të sjell paqe dhe prosperitet, përcjell Demokracia.com.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë! E ardhmja mund të sjellë paqe dhe prosperitet. # Kosova13”, ka shkruar Engel në Twitter. /Demokracia.com/
Happy Independence Day #Kosovo! May the future bring peace and prosperity. #Kosova13 pic.twitter.com/5A3kjtqrBz
— Eliot Engel (@RepEliotEngel) February 17, 2021