Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.
45 minutat e para në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyllën me rezultat 0-1 në favor të mysafirëve, raporton Demokracia.com.
Goli i vetëm i fraksionit të parë u shënua në minutën e 18-të pas një goditje nga distanca e Faisal.
“Dardanët” ishin më të mirë se mysafirët në një nuancë duke krijuar disa raste të mira.
Ishte vetëm minuta e pestë kur të besuarit e trajnerit të përkohshëm, Gliha rrezikuan me Kryeziun që goditi me kokë, por topi shkoi shumë pranë portës.
Berisha me goditje nga gjuajtja e lirë në minutën e 20-të testoi portierin kundërshtar që bëri ndërhyrje të mirë për ta dërguar topin në korner.
Vedat Muriqi kishte mundësi të mirë me një goditje nga krahu i djathtë, megjithatë portieri e largoi me maje të gishtave topin pasi po shkonte drejt portes.
Ndonëse jo në numër të madh, atmosfera e krijuar nga “Dardanët” në stadium është fantastike. /Demokracia.com