Kombëtarja e Jordanisë ka arritur të kalojë në avantazh kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mysafirët kanë shënuar përmes një goli nga distanca të Faisal në minutën e 18-të, raporton Demokracia.com.
Faisal goditi nga një distancë jo edhe e afërt, ndërsa një lojtar i Kosovës e preku topin pak për t’ia ndryshuar anën dhe të përfundonte në rrjetë.
Deri para golit, Kosova kishte një dominim të lehtë në fushë. /Demokracia.com