Sport
Kosovë – Jordani: Gjysmë ore para ndeshjes, lojtarët dalin në fushë për ngrohjet e fundit
Demokracia
17:32 | 10 Nëntor 2021

Share:

Kanë mbetur edhe gjysmë ore deri në fillimin e ndeshjes miqësore në mes Kosovës dhe Jordanisë.

Përballja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë starton nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Jordanisë kanë zbritur në terrenin e stadiumit në kryeqytet për të kryer ngrohjet e fundit para duelit.

Sfida në kryeqytet do të drejtohet nga gjyqtarët nga Maqedonia e Veriut, Dejan Jakimovksi si kryesor me dy asistentët, Dejan Kostadinov, Kushtrim Lika.

LEXO EDHE: Formacionet zyrtare: Kosovë – Jordani, ja si rreshtohen “Dardanët” nën drejtimin e Primoz Glihas

Kujtojmë se kjo sfidë është e para për Kosovën që nga shkarkimi i Bernard Challandesit dhe njëherit e para nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Primoz Gliha.

Ky i fundit ka ardhur me disa ndryshime në përbërjen e “Dardanëve” duke startuar me formacionin 3-4-3. /Demokracia.com

Të ngjashme