Sport
Kreu i KOK-ut priti në takim biznesmenët shqiptarë, të cilët kanë shfaqur interesimin për të ndërtuar një fushë të golfit në Kosovë
Demokracia
16:39 | 10 Nëntor 2021

Share:

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur biznesmenët shqiptarë nga Gjermania, Nexhat Zeqiri dhe Saimir Kasemi, të cilët kanë shfaqur interesimin për të ndërtuar një fushë të golfit në Kosovë.

Krasniqi, duke falënderuar biznesmenët për vizitën, i ka inkurajuar të investojnë në infrastrukturën e golfit, pasi me këtë do të kontribuonin në zhvillimin e këtij sporti dhe sportistëve tanë, të cilëve ende iu mungon një fushë e tillë në Kosovë.

Pikërisht biznesmeni Zeqiri kishte sponsorizuar mbajtjen e Kampionatit të Kosovës në Golf, që muajin e kaluar u mbajt në Gjermani, e ku i pranishëm ishte edhe presidenti Krasniqi. /Demokracia.com

Të ngjashme