Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri është në procedurë disiplinore për shkak të ofendimeve dhe fyerjeve në drejtim të gjyqtarit kryesor në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sipas raportit të Komisionit të Garave, Curri përdori ofendime dhe fyerje të rënda ndaj gjyqtarit kryesor, Dardan Çakës në duelin kundër Gjilanit (1-1), shkruan Demokracia.com.
Ndërkaq, sot Komisioni Disiplinor i FFK-së ka kërkuar deklaratë shtesë nga Curri.
“Nd.trajneri i FC”Prishtina”Debatik Curri me nr ID.000624M83. Fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Prishtina , për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd.trajnerit të FC”Prishtina” Debatik Curri . Afati datë 12.11.2021 ora 13:00”, thuhet në raport.
Debatik Curri për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarin kryesor ishte ndëshkuar me karton të kuq. /Demokracia.com