Sport
Skuadra e Prishtinës vjen me një lajm të madh për tifozët
Demokracia
13:47 | 10 Nëntor 2021

Share:

Sonte me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve luhet kryendeshja e javës së 10-të në Art Motion Superliga e Kosovës në Basketboll ku ndeshën rivalet e vjetër, Sigal Prishtina – Bashkimi, shkruan Demokracia.com

Duke e parë rëndësinë e këtij takimi, drejtuesit e klub9it bardhekakltër kanë vendosur t’i hapin dyert për tifozë duke mos lëshuar në shitje bileta.

“Të dashur tifozë, ju njoftojmë se sonte hyrja është falas në ndeshjen KB Sigal Prishtina vs KB Bashkimi që zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Duhet ta keni certifikatën e vaksinës me vete, ose testin anti COVID jo me shumë se 72 orë.

Sonte së bashku me PLISAT për fitoren e radhës.

HAJDE PRISHTINËËË HAJDE…”, ka shkruar KB Prishtina. /Demokracia.com

Të ngjashme