Sport
Ndeshja Kosovë – Jordani do të transmetohet në këtë kanal televiziv
Demokracia
11:41 | 10 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë në mbrëmjen e sotme një miqësore tejet interesante.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, ‘Dardanët’ tanë do të përballen ndaj Jordanisë.

Ndeshja në fjalë është takim miqësor dhe nis nga ora 18:00. Djelmoshat e Kosovës sot do t’i drejtojë trajneri slloven, Primoz Gliha, i cili e ka marrë “timonin” e skuadrës pas shkarkimit të Bernard Challandesit. Kjo përballje miqësore do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Ndryshe, Kosova pas katër ditësh luan në Athinë ndaj Greqisë për ndeshjen e fundit eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme