Jeremy Wisten, lojtari i akademisë së Manchester Cityt ka humbur jetën në moshën 18-vjeçare.
Sipas raportimeve nga mediat në Ishull thuhet se i riu bëri vetëvrasje.
Raportohet se Wisten u gjet i vdekur nga nëna e tij në dhomën e gjumit të motrës së tij në Baguley të qytetit të Mançesterit.
Në vitin 2018 ai pësoi një dëmtim që nuk mund ta rikthente përsëri në fushën e lojës dhe kështu djalosh kaloi në depresion pasi futbolli ishte bota për të.
Shumë profesionistë kanë thënë për të se ai ishte një talent dhe një atlet i lindur, nëse fatkeqësia nuk do t’i kishte ndodhur, ai sot do të ishte një nga lojtarët më premtues në botë. /Demokracia.com