Sport
Zvicra përballet me shumë mungesa ndaj Italisë, përfshirë edhe një lojtar shqiptar
Demokracia
21:20 | 09 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Zvicrës do të ketë mungesa të shumta në duelin kualifikues për Botërorin “Katar 2022”.

Kombëtarja e Zvicrës më 12 nëntor përballet me Italinë në një sfidë që mund të jetë përcaktuese për fatin e të dyja Kombëtareve.

Të dyja ekipet kanë pikë të barabarta në grupin nga 14 pikë, andaj ky duel mund të vendos ekipin që siguron kalimin direkt në Kupën e Botës.

Zvicra do të ketë mungesa të mëdha për këtë takim, pasi listës së futbollistëve të lënduar i është bashkuar edhe Stefan Zuber.

Zuber u largua nga grumbullimi sot, ndërsa vendin e tij do ta zë Cedric Itten.

Granit Xhaka, Haris Seferovic, Nico Elvedi, Breel Embolo, Gregor Kobel, Zesiger dhe Christian Fassnacht janë mungesat e tjera për “helvetikët”

Në anën tjetër edhe Azzurët po përballen me lëndime pasi Ciro Immobile u dëmtua dhe do të zëvendësohet nga Gianluca Scamacca. /Demokracia.com

Të ngjashme