Sport
Zyrtare: KB Rahoveci emëron një trajner turk
Demokracia
21:03 | 09 Nëntor 2021

Share:

Serhat Sehit është emëruar trajner i ri i KB Rahovecit.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë “Vreshtarët” përmes faqes zyrtare të klubit, shkruan Demokracia.com.

Sehit e ka marrë drejtimin e klubit deri në fund të edicionit.

Trajneri turk do ta zëvendësojë trajnerin, Fotis Takianos i cili u shkarkua javë më parë si pasojë e rezultateve jo të mira.

Për Sehit, basketbolli kosovar nuk është i panjohur.

Ai edicionin e kaluar ishte trajner i skuadrës mitrovicase, KB Trepçës.

Rahoveci momentalisht zë vendin e shtatë në tabel me dy fitore e gjashtë humbje. /Demokracia.com

Të ngjashme