Nënkampionia në fuqi e Kosovës, Drita është zhvendosur në qytetin bregdetar të Shqipërisë, në Durrës.
Gjilanasit janë vendosur në Durrës për disa ditë në mënyrë që të vazhdojnë përgatitjet për pjesën tjetër të kampionatit, shkruan Demokracia.com.
Superliga e Kosovës në futboll është në pushim dyjavor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në muajin nëntor.
Andaj, “bardhekaltrit” kishin vendosur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për t’u përgatitur për ndeshjet e radhës.
Klubi gjilanas në faqen zyrtare kanë ndarë disa fotografi të stërvitjes në një nga fushat e qytetit durrsiak.
Drita ndeshjen e radhës e luan në shtëpi kundër Drenicës. /Demokracia.com