Trajneri i përkohshëm i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha ka mbajtur një konferencë për shtyp para sfidës së nesërme (e mërkurë) ndaj Jordanisë.
Kosova dhe Jordania do të përballen në një ndeshje miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.
Gliha ka folur edhe për formën e “Dardanëve”, ndërsa ka treguar se çfarë duhet të ndryshojë te ekipi kombëtar.
“E njoh mirë mentalitetin e kombëtares së Kosovës edhe për faktin se e kam kryer këtu shërbimin ushtarak. Gjithashtu, ka edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Slloveni. Ajo që duhet të ndryshojë tek kombëtarja është forma e respektit të madh që ka ndaj kundërshtarit. Për mua nuk ka ndeshje miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Duam të marrim më të mirën nga këto ndeshje”, potencoi Gliha në konferencë.
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Jordanisë fillon nga ora 18:00. /Demokracia.com