Sport
Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Man Unitedi, nëse nuk arrihet ky qëllim
Demokracia
17:42 | 09 Nëntor 2021

Share:

Cristiano Ronaldo bëri bujë me rikthimin e tij në Manchester United në verë, 12 vite pasi ishte larguar.

Megjithatë, ky rikthim mund të mos zgjasë aq sa “Djajtë e Kuq” mendonin.

Manchester United momentalisht është në krizë të rezultateve, e që ka bërë që të mos jenë në garë për titullin e Premierligës, duke e brengosur edhe Ronaldon.

Në rast dështimi dhe moskualifikimi në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm, largimi i Ronaldos mund të ndodhë.

Sipas mediumit britanik, Express, Ronaldo pritet të largohet nga klubi nëse nuk ndryshohet situata.

Sulmuesi portugez është i etur për sukses, edhe individualisht edhe kolektivisht dhe nuk është i gatshëm të qëndrojë te një ekip ku pritshmëritë dhe niveli nuk është i njëjtë me të tijin. /Demokracia.com

Të ngjashme