Sergio Ramos ka stërvitur sot së bashku me lojtarët e tjerë të Paris Saint-Germainit.
Qendërmbrojtësi spanjoll më në fund është rikuperuar nga problemet muskulore që ka pasur që nga ardhja nga Real Madridi në verën e këtij viti, përcjell Demokracia.com
Sipas Le Parisien, Sergio Ramos duket se është gati të bëjë debutimin e tij për ekipin e Parisit.
Mbrojtësi punoi veçmas nga pjesa tjetër e ekipit që kur u transferua nga Real Madridi.
Reprezentuesi spanjoll tani do të përfitojë nga pushimi për eliminatoret e Botërorit për të përmirësuar gjendjen e tij. /Demokracia.com