Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk po humb kohë në detyrën e tij të re.
Ish-mesfushori dhe legjenda e klubit “katalunas” ka përshkruar një sërë rregullash dhe parimesh të klubit që duhet të ndjekin të gjithë lojtarët dhe stafi, shkruan Demokracia.com.
41-vjeçari u emëruar javën e kaluar, ndërsa ai po e zëvendëson Ronald Koemanin e shkarkuar.
Vetëm pak ditë në punë, Xavi tani duket se po përpiqet të zbatojë një system të ri në klub, duke filluar me dhjetë rregulla për stafin e lojës së klubit.
Sipas gazetës spanjolle AS, ish-trajneri i Al-Sadd prezantoi rregullat vetëm pak ditë pas emërimit të tij, në një përpjekje për të kthyer formën e Barcelonës këtë edicion.
Barcelona aktualisht është në vendin e 10-të në La Liga me vetëm katërt fitore në 12 ndeshje.
Dhjetë rregullat e reja të skuadrs së Xavit janë si më poshtë:
1.Lojtarët duhet të arrijnë 90 minuta para nisjes së stërvitjes
2: Ekipi i dhomës së pasme duhet të futet në stërvitje dy orë përpara se të fillojë
3: Lojtarët duhet të hanë drekë në terrenin stërvitor
4: Rikthehen gjobat
5: Gjobat në rritje në mënyrë eksponenciale
6: Orari në 48 orët para ndeshjes
7: Meritokracia
8: Do të monitorohen aktivitetet ‘jashtëshkollore’
9: Ndalohen aktivitetet me rrezik të lartë
10: Lojtarët duhet të jenë përfaqësues pozitivë të klubit. /Demokracia.com