Sport
Fatih Karabaxhaku merr pjesë në kampionatin individual Europian për U21
Demokracia
13:41 | 09 Nëntor 2021

Share:

Nga 9 deri me 14 nëntor në Spa të Belgjikës do të organizohet Kampionati Individual Europian për U21 për 64 lojtarët më të mirë të Evropës për këtë kategori në pingpong.

Edhe Kosova do të përfaqësohet në këtë aktivitet në të cilin pjesëmarrja ka qenë e kushtëzuar me pikë në ranglistën botërore. Kështu që Fatih Karabaxhaku ka arritur pikët e mjaftueshme për pjesëmarrje.

Gjatë këtij kampionati Fatihu përveç garave individuale do të marrë pjesë edhe në çifte meshkuj me lojtarin nga Austria Jonas PROMBERGER dhe në çifte miks me lojtaren Vitalia REINOL nga Estonia. /Demokracia.com

Të ngjashme