Trajneri kroat, Seno Custo ka vdekur pas pasojave që kishte pas një goditje që mori në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ai ka qenë trajner në Tokio për Snjezana Pejiçiq, sportistes kroate që ka thyer disa rekorde botërore.
Custo ishte sëmurë rëndë një ditë para ceremonisë së hapjes së olimpiadës më 22 korrik.
Ai u transferua në një spital në Tokio, ku kaloi dy muaj atje.
Në fund të shtatorit, trajneri kroat u transferua me avion mjekësor në Rijekë, por nuk ia doli. /Demokracia.com