Sport
Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme
Demokracia
09:14 | 09 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot nga ora 18:00 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Jordanisë, shkruan Demokracia.com.

Dardanët do të udhëheqin këtë herë nga trajneri i ri Primozh Gliha që zëvendëson Berndard Challandesin i cili u shkarkua muajin e kaluar.

Për Kosovën kjo miqësore është një test I rëndësishëm para takimit të së dielës ku ndeshet me Greqinë. Përballja Kosova – Jordani do të luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa biletat e ndeshjes kanë dal në treg ditën e djeshme. /Demokracia.com

Të ngjashme