Sport
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Greqi – Kosovë, ja ku mund t’i bleni
Demokracia
13:31 | 08 Nëntor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll më 14 nëntor do të udhëtojë në Athinë për t’u përballur me Greqinë.

Kjo sfidë është në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Për këtë takim kanë dalur në shitje biletat për tifozët kosovarë, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se ku mund t’i blejnë biletat të interesuarit.

Shtëpia e futbollit të Kosovës gjithashtu ka bërë me dije se për hyrje në stadium janë të vlefshme: Certifikata e Vaksinimit ose dëshmia që personi që posedon biletën e ka kaluar COVID-19. Me teste PCR nuk lejohet hyrja në stadium.

Më poshtë është linku ku mund të rezervoni biletën për ndeshjen Greqi – Kosovë. /Demokracia.com

https://www.ticketmaster.gr/

Të ngjashme