Sport
Gerrard afër rikthimit në Premierligë, kjo skuadër interesohet për të
Demokracia
11:51 | 08 Nëntor 2021

Share:

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, mund të rikthehet në Premierligë, por kësaj radhe si trajner.

Gerrard aktualisht është trajner i Rangers, por që mund të largohet në ditët e ardhshme.

Siç raporton “MailSport”, Aston Villa tashmë ka filluar bisedimet me Gerrardin për të marrë drejtimin e skuadrës, e cila pak ditë më parë e shkarkoi trajnerin, Dean Smith, pas rezultateve jo të mira.

Përveç Gerrardit, Aston Villa në listë ka edhe emra si: Ralph Hasenhuttl, Thomas Frank, Kasper Hjulmand, Lucien Favre dhe Paulo Fonseca.

Megjithatë, Gerrard kryeson listën e klubit dhe duan të marrin një përgjigje të shpejt nga ai. /Demokracia.com

Të ngjashme