Sport
Dy gola të shënuar, një penallti e humbur: Mbyllet pjesa e parë në derbin Milan – Inter
Demokracia
21:35 | 07 Nëntor 2021

Share:

Milani dhe Interi kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë në “San Siro”.

Pas 45 minutave të para të luajtura, rezultati është 1-1 me dy skuadrat që realizuan nga një herë, shkruan Demokracia.com.

Të parët që hapën serinë e golave ishin “Neurazzurët” në minutën e 11-të të takimit.

Hakan Çalhanoglu realizoi nga penalltia e fituar nga vet ai.

Rezultatin e barazoi mbrojtësi Stefan De Vrij që shënoi autogol në tentim për ta larguar topin e harkuar nga Tomori, ndodhi kjo në minutën e 17-të.

“Zikaltrit” kishin një tjetër mundësi të artë ta rikthenin avantazhin sikur sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez të tregohej i saktë nga penalltia e dytë në minutën e 27-të.

Martinez goditi në anën e djathtë të portierit, Tatarusanu i cili kuptoi goditjen e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme