Sport
Napoli ndalet nga Verona, rrezikon vendin e parë – Rrahmani luan 90 minuta
Demokracia
20:49 | 07 Nëntor 2021

Share:

Napoli nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Hellas Veronas.

“Napolitanët” barazuan 1-1 në një ndeshje që ishte mjaftë e baraspeshuar.

Verona kaloi fillimisht në epërsi falë sulmuesit Simeone që u asistua nga Barak (13′).

Por, pas vetëm pesë minutave, Di Lorenzo barazoi rezultatin pas një asistimi të Fabian Ruiz (18′).

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani pastaj bëri një ndërhyrje, që u ndëshkua me karton të verdhë.

Tutje, dy skuadrat kishin raste shënimi, por që dolën të pasuksesshme deri në fund.

Me këtë barazim, Napoli mbetet përkohësisht lider në Seria A me 32 pikë, derisa Verona ngritët në pozitën e 10-të me 16 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme