Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se mosndarja e buxhetit nga Qeveria për stadiumin, është goditje për këtë komunë.
Haziri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se do të punojnë me grupet politike për ta përmirësuar, duke shtuar se buxheti nuk është i një ministri apo një qeverie, por, siç tha ai në duar të 120 deputetëve, përcjell Demokracia.com.
“Por, nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e Stadiumit, mungon buxheti edhe për Qarkoren, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me Autostradën. Mungon, po ashtu, mos planifikimi buxhetor për pjesën e Autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Pra, mos përfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij pragrami, nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes për Gjilanin
Mos ndarja buxhetit nga ana e Qeverisë për Stadiumin, për vitin 2022, është goditje për Gjilanin, por që ne nuk do ta lejojmë këtë.
Do të punojë me të gjitha grupet politike për ta përmirësuar këtë. Nuk është buxheti i një ministri apo një qeverie, buxheti është në duar të 120 deputetëve.
Por, nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e Stadiumit, mungon buxheti edhe për Qarkoren, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me Autostradën.
Mungon, po ashtu, mos panifikimi buxhetor për pjesën e Autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit.
Pra, mos përfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij pragrami, nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes për Gjilanin!/Demokracia.com/