Sport
City dyfishon shifrat, “Djajtë e Kuq” përtokë
Demokracia
14:31 | 06 Nëntor 2021

Share:

Pjesa e parë e derbit të Manchesterit ka përfunduar me golin e dytë të “qytetarëve”. 0:2.

Kësaj radhe ka qenë Benardo Silva, ai që ka tundur rrjetën e “Djajve të Kuq”.

Një rezultat tepër komod për skuadrën e Pep Guardiolës, që shkon në dhomat e zhveshjes, në pushimin mes dy pjesëve, mjaft e qetë.

Përpjekjet e vendësve kanë qenë të shumta, por nuk janë konkretizuar dot.

Mësymja drejt barazimit ka krijuar boshllëqe në prapavijë, çka është shfrytëzuar më së miri nga kundërsulmi vrasës i Manchester City. /Demokracia.com

 

Të ngjashme