Java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll do të sjellë disa ndeshje tejet interesante, shkruan Demokracia.com.
Sot vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, atje edhe ku do të zhvillohet sfida mes liderëve të tabelës Ballkanit dhe Dritës.
Në anën tjetër, takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Malishevës dhe Llapit, ku do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Nxehtë do të jetë edhe në takimin mes Drenicës dhe Ulpianës.
Të gjitha këto takime do të startojnë në ora 13:00. /Demokracia.com