Sport
Pamje të rënda: Tifozi i West Hamit këput gishtin gjatë festës së golit
Demokracia
13:28 | 05 Nëntor 2021

Share:

Skuadra angleze West Ham po bën mjaft mirë këtë sezon duke qenë një ndër skuadra më të forta të Ligës së Evropës.

Mbrëmjen e djeshme, West Ham luajti në transfertë përballë Gentit duke barazuar me shifrat 2:2. Gjatë momentit të një prej golave të shënuar, një tifoz ka humbur gishtin si pasojë e festës së shfrenuar.

Në rrjetet sociale shikohet se si stjuarti vendos gishtin në pjesën ku janë tifozët. Një pamje e rëndë që do t’i kushtojë shtrenjtë tifozit. West Hami kryeson Grupin H me 10 pikë, ndërsa pas saj vijnë Dinamo Zagbre, Genk dhe Rapid Vjena. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme