Sport
Futbollisti shqiptar rikthehet nga lëndimi, gati për ndeshjen e Premierligës
Demokracia
16:57 | 04 Nëntor 2021

Share:

Armando Broja ka munguar në ndeshjen e fundit që Southampton ka zhvilluar ndaj Watford, për shkakun e një dëmtimi. Sulmuesi shqiptar prishi kështu magjinë e dy golave të realizuara në dy ndeshjet kur e nisi nga minuta e parë.

Por lojtari i Shqipërisë është gati për ndeshjen e radhës kundër Aston Vilës, që do të zhvillohet në mbrëmjen e nesërme. Trajneri Hasenhutl ka konfirmuar në konferencën për shtyp se Broja është gati.

“Po, është kthyer dhe është gati për ndeshjen kundër Aston Vilës”, siguroi Hasenhutl. /Demokracia.com

Të ngjashme