Sport
Sot bëhet varrimi i përfaqësuesit të FFK-së, Nexhat Shoshi
Demokracia
10:43 | 04 Nëntor 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orën 15:00 në Banjë të Pejës do të bëhet varrimi i Nexhat Shoshit, i cili ndërroi jetë më 29 tetor në Gjermani, në moshën 62-vjeçare.

Ai ishte përfaqësues i FFK-së në Gjermani dhe njëri ndër veprimtarët më të dalluar të futbollit kosovar në Diasporë, përcjell Demokracia.com.

Kontributi i tij për Kosovën ishte shumëdimensional, teksa vizioni dhe afërsia e tij me personalitete të shquara të futbollit gjerman ishin shumë të rëndësishme në procesin e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në UEFA dhe FIFA. /Demokracia.com

Të ngjashme